Te Milan ka shumë paqartësi për të ardhmen. Nga trajneri që ka përçarë kupolën drejtuese në klubin kuqezi dhe deri te stradegjia teknike e financiare që duhet të ndiqet për të kthyer “Djallin” te suksesi në Serie A dhe Europë. Por të gjithë bien dakord kur vjen puna te Zlatan Ibrahimovic. Ai duhet të qëndrojë dhe rreth tij duhet të ndërtohet Milani i sezonit të ardhshëm.

Erto88zwsaaq4al
Erto88zwsaaq4al

Sulmuesi suedez ka një kontratë deri në fund të kampionatit, ndërsa kualifikimi në Champions do të aktivizonte klauzolën e rinovimit edhe për një vit tjetër. Që kjo të ndodhë duket e pamundur, por palët janë gati të ulen të tavolinë dhe të formulojnë një tjetër kontratë që do të zgjaste qëndrimin e Ibrahimovic te skuadra kuqezi deri në verën e vitit 2021. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta Dello Sport”, 38-vjeçari nuk është aspak kundër, por si fillim Milan duhet ta bindë me një projekt fitues. Ibrahimovic “shkelmoi” sipas mënyrës së tij të gjitha dyshimet që shoqëruan rikthimin e tij në Serie A, duke ndryshuar kursin e skuadrës kuqezi me rolin e tij të lindur si lider në fushë dhe jashtë saj.

1202645593.jpg.0
1202645593.jpg.0

Përveç Zlatan, njeriu i momentit për Milan është Ante Rebiç. Kuqezinjtë duhet të shpejtojnë për të blerë përfundimisht kartonin e tij. Sulmuesi kroat luan për milanistët me një formulë huazimi 2-vjeçare, por pas paraqitjeve në vitin 2020 vlera e kartonit të tij është rritur në 40 milion euro dhe që tani ka shumë oferta nga klube të tjerë të mëdhenj të Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb