PSG dukej si ekipi i ëndrrave, por miliardat duket se po i kthehen në mallkim. Mbappe, Messi dhe Neymar nuk i mjaftuan parizienëve që të mposhtnin lehtësisht Lyonin.

Madje vendasit ishin të parë që kaluan në avantazh me Pacquetën, por Neymar nga pika e bardhë e penalltisë barazoi shifrat.

Messi i pafat goditi shtyllën nga një goditje spektakolare dënimi, që mbeti thjesht spektakolare.

Argjentinasi nuk po gjen dot ende rrjetën me PSG teksa duket se dhe Mbappe po shfaq probleme me golin ndeshjen e fundit.

Në minutën e 82-të, Pochettino vendos të zëvendësojë Di Marian me Icardin. Sulmuesi argjentinas në minutën e 94-t shënoi për t’i dhuruar 3 pikët parizienëve. Ai përflitej se do të largohej në verë teksa nuk ka më vend për të në formacionin bazë, por i mjaftuan 12 minuta për të treguar veten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb