Mlladen Milinkoviç, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes së humbur në shtëpi kundër Partizanit, në intervistën për mediat ka deklaruar se ky rezultat negativ erdhi si pasojë e mbrojtjes e cila gaboi në momentin e pësimit të golave.

Për ndeshjen

“Kur humbet nuk ndihesh mirë, sidomos kur humbet në fushën tënde. Nuk do të ndryshoja asgjë në formacion. Bëmë një gabim dhe u ndëshkuam në pjesën e parë. Kishim shumë raste të pastra që duhet t’i kishim shënuar.”

Mos aktivizimi i Hallaçit në formacion dhe mungesa e Zeqirit.

“Hallaci vjen nga një dëmtim. Sot deshëm një lojtar që të na ndihmonte në aspektin sulmues. Hallaci akoma nuk është në 100 %. Për sa I përket Zeqirit ai nuk ishte në gjendje të mirë, nuk kishte mundësi të aktivizohej, ndaj nuk e grumbullova në 18-ce.”

Ndryshimi i rolit të Kërkotiç

“Për sa i përket Kërkotic, ai ka luajtur më përpara me ekipet e tjera në pozicionin që luajti sot. Deshëm që nëpërmjet tij të shpërndanim lojën në krahë.”

Çfarë duhet korrigjuar në skuadër.

“Shumë e rëndësishme është të mos bëjmë gabime në mbrojtje. Atje është problem më i madh. Të mos harrojmë që kampionati sivjet është shumë I fortë, kur humbet raste atëherë mungojnë edhe rezultatet,”-u shpreh tekniku serb për ‘RTSH’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb