Milani deri para pak javësh mbante vendin e tretë në Seria A, por kohët e fundit nuk po kalon një moment të mirë dhe për rrjedhojë ka zbritur poshtë në klasifikim, duke humbur edhe zonën “Champions”. Kjo ka bërë që edhe situata në shtëpinë e “djallit” të jetë disi e acaruar, ndryshe nga ç’ishte më parë.

Sfidën e fundit, atë kundër Napolit të shtunën, “kuqezinjtë” e humbën në “San Siro” me rezultatin 1-2. Si për të gjetur një alibi, edhe pse në përditshmëri janë miq, Montella i kujtoi Sarrit se Napoli për momentin është më i fuqishëm financiarisht. “Sarri ka buxhet Championsi. Në pjesën e dytë aktivizoi Zielinskin, i cili u pagua 20 milionë euro dhe nuk luan titullar”, tha Montela.

Pasi dëgjoi këto deklarata, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i trajnerit të Napolit, Mauricio Sarri. “Milani ka të ardhura 80 milionë euro më shumë sesa Napoli. Unë ekonominë e njoh në majë të gishtave dhe nuk kuptova çfarë ka dashur të thotë me shprehjen e tij. Ndoshta ka dashur të tregojë që drejtuesit e tij i kanë shpenzuar keq paratë, por nuk besoj. Jam shqetësuar sepse Montela është miku im. Ndoshta e ka bërë për të tallur b…”, tha Sarri në konferencë për shtyp.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb