Ish- deputetja e PD Albana Vokshi ka kritikuar Edi Ramën duke theksuar se duhet të anulojë kontratat koncesionare të Check- Up apo të tjerat në shëndetësi në situatën ku ndodhet Shqipëria sot dhe paratë të shkojnë për luftën ndaj koronavirusit.

Vokshi shprehet se Rama vijon të zvarritet dhe nuk anulon kontratat por vijon i jep para ortakëve të tij në një kohë kur Shqipëria është në një superepidemi.

 

STATUSI I ALBANA VOKSHIT

Reagimi/Albana Vokshi: Milionat nuk bien nga qielli, por nuk ka pse Rama t’ia japë Vilma Nushit. Ndërprerja e kontratave koncesionare, detyrim ligjor

 

“Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën.

 

Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e #checkup-it të ndërpritet në raste epidemish. Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, duhen ndêrprerë!

 

Jemi në një #superepidemi, në një #pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij!

 

Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb