*Vokshi–Beqajt: Ti duhesh dënuar!

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ për të folur rreth problematikës në spitale, vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka pranuar se në sistem ka boshllëqe që mund të jenë me pasojë për jetën e pacienteve.

Sipas tij, janë një sërë shërbimesh që nuk ofrohen natën, por edhe ditëve të pushimit, si e shtuna dhe e diela.

Ai ka pranuar edhe konstatimin e drejtuesit të emisionit, Fevziu, i cili ndërhyri dhe tha: “Pra nëse të zë zemra të dielën, vdes?”.

“Po. Fatkeqësisht kjo është gjendja për të paktën edhe një javë”, – u shpreh Beqaj.

Nderkohe e ftuar ne panel ka qene dhe deputetja e PD, Albana Vokshi. Ajo e ka akuzuar drejpërdrejtë minsitrin Beqaj, lidhur me cështjen e recetave fiktive. “Ti duhesh dënuar për devijim të vendimeve të prokurorisë”. Kështu i është drejtuar deputetja Vokshi ministrit Beqaj, duke pohuar se janë miliona euro abuzime me receta fiktive dhe nuk ka asnjë masë administrative apo person të dënuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb