Ka qenë një darkë vieneze ajo, ku ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ishte prezent. Si gjithmonë, me një sportivitet që e karakterizon, Klosi ka bërë një veprim që ka tërhequr mjaft vëmendjen.

Ai ka kërcyer një vals me një nga femrat më elegante dhe më seksi të ekraneve tona, me Anjeza Majën. Në fakt, Anjeza është shoqja e ngushtë e bashkëshortes së Klosit, Norës.

Në fotot e ndryshme, ne i shohim që ato janë mike të pandara dhe kalojnë edhe pushimet bashkë. Kësaj here kërcimi me shoqen e gruas ia ka dalë të sjellë një dimension tjetër të ministrit, atë të kërcimtarit të zotë.
blendi

Burimi: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/blendi-klosi-ne-nje-kercim-elegant-por-jo-me-gruan/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: