TIRANE – Arsimi profesional, u shpall prioritet i qeverisë së majtë që në ditën e parë të punës. Pas një mungese boshllëku të madh të krijuar prej vitesh, pas rasteve të shumta të largimit të investitorëve prej mungesës së kualifikimit të punonjësve, diçka u vu në lëvizje. Ku jemi pas dy vjetësh? A janë të mjaftueshme për ta përmirësuar situatën?
Në emisionin “Njerëz në Fokus”, të gazetares Ola Bruko, vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka folur për synimet dhe masat e ndërmarra nga ministria që ai drejton, për të përgatitur nxënësit e arsimit profesional për tregun e punës.

Ola Bruko: Zoti Klosi duket se problematika qëndron tek pamundësia e studentëve për të kryer praktikën, i domosdoshëm për arsimin profesional. Cila është situata që na përcillni?
Blendi Klosi: A jemi ne aty ku duhet, padyshim që jemi shumë larg asaj që duhet. Si ministër, si funksionar i qeverisë, them që jemi shumë larg standardeve të kohës. Kemi shkolla që mund të quhen shkolla të mira, me pedagogë të kualifikuar, por jemi shumë larg laboratorit të mirë, që nxënësi të jetë i përgatitur për tregun e punës. Realisht them që ne po punojmë shumë dhe tani jemi në fazat e përgatitjes së një kuadri ligjor, për të përgatitur një kontratë të thjeshtë. Pa pasur një lidhje të plotë ndërmjet tregut të punës dhe arsimit profesional do ta kemi të pamundur që të prodhojmë nxënës që ta gjejnë veten në tregun e punës. Po punojmë për të pasur një marrëveshje ligjore mes biznesit dhe shkollave. Për gjithsecilën degë të gjejnë biznese që gjendet pranë asaj shkolle. Jemi duke përgatitur një paketë ligjore për arsimin profesional, me tre ligje të plota. Ligji i parë për të krijuar standardet e arsimit profesional, ligji i nxitjes së punësimit, nëpërmjet mekanizmave ligjore të kemi sa më shumë nxitje të punësimit dhe ligji i zejeve që përcakton se çfarë do të thotë të kesh mbi vete një zanat, apo një zeje.

Ola Bruko: Kur mund të kalojë në parlament?
Blendi Klosi: Detyrimin e kemi gjatë vitit tjetër, por brenda këtij viti të paktën do ta paraqesim në parlament. Modeli gjerman, është një model që të gjitha vendet e BE-së duan ta ndjekin. Por në Gjermani nxënësit që 15 vjeç trajtohen si punëmarrës dhe kanë kontrata të drejtpërdrejt me biznesin. Në tre javë, dy ja paguan biznesi dhe një shkolla. Këtu jemi shumë larg mundësisë që biznesi të paguajë për trajnimin  e një nxënësi. Ajo që ne duam të arrijmë është modeli që nxënësi 50% të edukimit ta marri në shkollë, laborator dhe biznese dhe 50% në klasë në teori. Për të shkuar tek filozofia e modelit gjerman ne po përpiqemi ta realizojmë, me problematika të mëdha.

Ola Mitre: Duhet të ishim në një realitet pak më ndryshe përsa i përket kushteve në shkollat profesionale.
Blendi Klosi: Ky është realiteti që duam të ndryshojmë, për këtë arsye shkollat tona po lidhen pak më shumë me biznesin. Kritikën e bëj me keq se ju por dua të them se ashtu siç e gjetëm situatën unë mendoj se ne kemi bërë shumë. Është e vërtetë që ka pak shkolla profesionale, kjo është kritikë.

Keni në plan të ndërtoni të tjera?
Po kemi ndërmend
Nuk mendoni se duheshin 3 apo 4 shkolla model?
Duam ti rigrupojë shkollat, ti ribashkojmë…
Keni gjithnjë kërkesë në rritje por ofertë të kufizuar?

Ne duam të ndërtojmë 15 shkolla të ekselencës, që do kemi kontrata binjakëzimi me shkolla europiane. Them që kemi një supervëmendje për arsimin profesionial.
Blendi Klosi: Në të gjithë Europën ka probleme me arsimin profesional. Një edukim në arsimin profesional është tre herë më i shtrenjtë se edukimi normal. Laboratorët janë shumë të kushtueshëm dhe ka raportet me biznesin, bërjen e praktikave. Përse duhet mbështetur arsimi profesional. Nuk e kemi si një edukim më shumë. Ky vend ka nevojë për punëtorë të kualifikuar. Problemi në Shqipëri nuk është se ne nuk kemi njerëz me zeje, por jo çdo njeri që ka një gërshërë në dorë është berber, apo një njeri që ka një qelës është mekanik. arsimin profesional nuk mund ta kemi vendin ku shkojnë njerëz me një mundësi më pak, që nuk shkojnë dot në shkollë dhe zgjedhin arsimin profesional.

Ola Bruko: Në të gjithë Shqipërinë sa shkolla profesionale kemi?
Blendi Klosi: Janë 39 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional. Ka shkolla që realisht e kanë zero raportin e trajnimit profesional.

Ola Bruko: Duke qenë se folët për nxënës që arrijnë të punësohen menjëherë sapo mbarojnë arsimin profesional ç’mund të na thoni për ata nxënës që nuk arrijnë. Pra është arritur sukses në Durrës por çfarë ndodh në të gjithë vendin?
Blendi Klosi: Megjithëse gjërat kanë ndryshuar shumë, e them çdo ditë që nuk jemi aty ku duhet .Por përsa i përket punësimit në qendrat e mëdha, aty ku ka biznese ka një situatë shumë më të mirë. Nuk di me saktësi sa janë punësuar nga shkolla “Hysen Çela” por nga diskutimi me stafin kam mësuar se të gjithë janë punësuar. Dy shkolla në Lushnje dhe Fier po krijojnë lidhje direkte me shkolla homologe në Itali që të rritet edhe cilësia e mësimdhënies.

Ola Bruko: Sa shkolla i duhen Tiranës për të përballuar fluksin?
Blendi Klosi: I duhen edhe dy shkolla të reja. Ka nevojë për arsim profesional por shkollat nuk janë e vetmja zgjidhje. Edhe biznesi duhet të jetë më i ndërgjegjësuar. Shqipëria ka shumë nevojë për zejtarë, që dinë të bëjnë vetëm një punë, mjaft me ata që bëjnë çdo punë.

Blendi Klosi: Zyrat tona të punës sot ofrojnë 26 800 vende bosh që presin punëtorë të kualifikuar dhe jo të kualifikuar. Ka një problem në vendin tonë që ka të bëjë me një sistem të tërë që ka nxitur dembelizmin. Mbi këto vende unë ju garantoj se ka me mijëra vende pune për punëtorë të kualifikuar. Ata persona që refuzojnë vendin e ofruar nga zyrat e punës, u hiqet pagesa e papunësisë.

Ola Mitre: Përse nuk publikohen këto vende pune, nuk afishohen ë faqen online?
Blendi Klosi: Asnjeri nuk ka patur besim tek ky sistem. Biznesi nuk ka patur besim, implementimi i ligjit dhe zbatimi i ligjit me rigorozitet është problem. Unë po jua them ku janë vendet e punës, nesër në orën 12:00 në Qendrën Rinore do të bëhet takim me një grup organizatash punëkërkuesish që do të promovojnë me mijëra vende pune. Na kritikoni çdo ditë që ne t’i bëjmë punët më mirë.

Blendi Klosi: Në Shqipëri arsimi profesional ishte një debat i fjetur, sa më shumë të flasim, sa më shumë njerëzit të kritikojnë, kjo do të thotë se ata e kthejnë vëmendjen tek arsimi profesional. Sa duhet të bëjmë, të investojmë, të shtojmë klasat, kjo ka të bëjë me nivelin financiar. Jemi në rrugën e mbarë.

Ola Bruko: Për ta reformuar arsimi tonë profesional ka një kosto, kjo kosto përballohet nga buxheti i shyetti, apo nga donatorët në këtë fushë?

Blendi Klosi: Arsimi profesional është tre herë më i shtrenjtë se arsimi normal. Kemi një vëmendje shumë më të madhe nga partnerët tanë europianë. Kemi një rritje të buxhetit të shtetit. Baza është tek raporti që duhet të vendosim mes arsimit profesional dhe tregut të punës.

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: