ITALI– Figurat kryesore të ushtrisë Siriane dhe Ruse mund të jenë shënjestër e një sanksioneve të reja ndërkombëtare, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson para se të fillonte takimi i G7-ës.

“Ne do të diskutojmë për mundësinë e sanksioneve të reja kundër disa prej figurave ushtarake siriane dhe atyre ruse”, tha Johnson në Luka qyteti ku po zhvillohen bisedimet e G7-ës.

Sanksionet mund të shënjestrojnë figura që kanë qenë të përfshira në koordinimin e përpjekjeve të ushtrisë siriane dhe janë të infektuar nga sjellja e tmerrshme e regjimit të Asadit”, shtoi ministri britanik i Punëve të Jashtme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb