Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte një natë në Adriatik me një prej anijeve më të mëdha të flotës shqiptare të peshkimit dhe një ndër më të mëdhatë në Mesdhe per gjuajtjen e pelagjikëve.

Përjashtimi i naftës së peshkimit nga taksat, heqja e TVSH për materialet e peshkimit, si dhe investimet në infrastrukturë, janë ndërhyrjet e duhuara që kanë dhënë rezultate në këtë sektor tha ministri Çuçi.

“Politikat tona në këto 6 vite e kanë çuar peshkimin në një stad tjetër. Është një nga sektorët që ka performuar shumë mirë. Po të shohim statistikat, eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit është rritur me 3.25 herë më shumë se në vitin 2013. Ju kujtoj gjithashtu se një nga gjrat më të mëdha që e kanë ndihmuar sektorin është përjashtimi nga taksa e qarkullimit, nga taksa e ndikimit në mjedis dhe nga akciza e naftës për peshkimin. Sot sektori i peshkimit e merr naftën me çmim burse. Sot shkon në rreth 40 lekë litri i naftës nga rreth 170 lekë që ishte para 6 vitesh”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai bëri të ditur edhe një tjetër iniciativë në ndihmë të sektorit të peshkimit që pritet të aplikohet së shpejti. Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milion eurosh për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit. Sa i përket merkatove të tregtimit me shumicë të peshkut, aktualisht ka përfituar markata e Shëngjinit, e cila është në fazën e kolaudimit. Në verë të këtij viti ka nisur puna edhe për markatën e Vlorës. Investime të ngjashme pritet të nisin edhe në markatën e Durrësit e Sarandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: