FIER- “By-pass-i” i Fierit duhet të jetë i përdorshëm në fund të muajit maj. Ky është afati i përcaktuar nga ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i cili ka inspektuar punimet këtë të premte. Dervishaj apelon për rifitim të kohës së humbur duke kërkuar përfundimin e punimeve në masën 90% deri në fund të majit.

Dervishaj ka diskutuar me banorët edhe lidhur me çështjen e shpronësimeve të tokës, që prekur nga ky projekt, duke premtuar zgjidhje të shpejtë.

Sipas projektit, punimet për “By-Pass-in” e Fierit duhet të kishin përfunduar në muajin Prill të këtij viti, por problemet financiare me firmat kontraktore sollën vonesa.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb