TIRANE- Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti do të mbajë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri do të jetë i shoqëruar nga delegacioni i nivelit të lartë i ministrisë dhe Policisë Italiane.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Duhet të theksojmë faktin se vizita e ministrit italian në Shqipëri përkon në një kohë kur në vëmendje është çështja ‘Tahiri’, që erdhi pas publikimit të përgjimeve të grupit Habilaj, shqiptarë të arrestuar për trafik droge në Itali.

AXHENDA:
Ora 10:00-Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme
Ora 11:00-Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30-Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb