Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se vrasja e Devi Kasmit është porositur nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar dhe është kryer nga vrasësi grek me pagesë.

“Vrasësi me pagesë është pjesë e një grupi shumë të strukturuar kriminal. Porositësi i vrasjes është shqiptar dhe është një kriminel i rrezikshëm”, u shpreh Xhafa në Opinion.

Kujtojmë që Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin grek Efthymiou Efthymious që dyshohet se kreu vrasjes e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.

Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge./Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: