Deputeti i mazhorancës, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në parlament është shprehur se mënyra se si është ndërtuar kjo seancë dëgjimore me institucionet e drejtësisë nuk është e duhura për shkak të rëndësisë së madhe që paraqesin këto institucione.

Xhafaj u ka bërë thirrje deputetëve të PD që të bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në drejtësinë e re përtej paragjykimeve që ata mund të kenë. Po ashtu ai nuk ka lënë dhe pa thumbuar disa nga kolegët e tij në PS, që nën zë sipas Xhafajt e kanë kritikuar reformën.

“Një ligj i mirë është gjysma e punës, por zbatimi i tij është suksesi i plotë. E vërteta e madhe është se me problematikat që kemi ne sot me sistemin e drejtësisë nuk lidhen aq më ligjet në vetvete por me zbatimin qasjen tonë ndaj tyre dhe përgjegjësitë e të gjithë aktorëve dhe faktorëve që përfshihen në proces”.

“Seanca dëgjimore e raportuese me institucionet e drejtësisë do të duhej të ishin ngjarje të rëndësishme parlamentare edhe sepse kuvendi ka një rol teje të rëndësishme kushtetues dhe ligjor në koordinimin e balancës dhe kontrollit nëpërmjet tre pushteteve. Kjo seance në mënyrën e organizmit të saj ku njëherësh raportojnë të pesë institucionet e drejtësisë që janë pjesë e sistemit por me objektiva dhe problematika të ndryshme në këndvështrimin tim nuk të mundëso një debat konstruktiv. Të krijohet perceptimi se ne këtu i dëgjojmë për të kaluar radhën, për të bërë detyrën formale dhe më pas mezi presim për të mos lënë frëngji, media a foltore politike pa i sulmuar dhe pa u përbetuar për to dhe reformën në drejtësi.
Në këtë proces është shumë të kesh pritshmëri nga opozita parlamentare. Një pjesë e kësaj shumica brenda kësaj pakice pasi e bojkotoi reformën gjatë gjithë këtyre viteve vazhdon ta sulmojë egër ta denigrojë dhe demotivojë me lidershipin e saj që i friket përballja me drejtësinë”.

“Keqardhja ime shumë e sinqertë është për pakicën brenda kësaj pakice parlamentare që për hir të së vërtetës ka disa kapacitete brenda saj për të qenë një opozitë konstruktive, kontribuuese dhe aktive në këtë proces e gjendur në efektin publik të luftës me pjesën tjetër shumë agresive, por dhe viktimë dhe paranojë e drejtësisë së kapur është e tejet e ç’fokusuar dhe e përfshirë nga një retorikë boshe retorikash pa bosht.
Kam dëgjuar shpesh nga disa kolegë dhe këtej nga mazhoranca ca më zë dhe ca pa zë se disa gjëra nuk janë bërë mirë në zbatimin e reformës, dakord, edhe mundet sepse gjë perfekte nuk ka. Ama nuk ka dëgjuar askënd të ketë kurajon publike dhe të thotë se çfarë nuk është bërë mirë dhe çfarë mund të bëhet mire, e pastaj ndodh që bëhen ndryshime si ato në 2019-2021që kanë krijuar probleme të reja me sistemin dhe ende po vazhdojmë po kërkojmë prej dy vitesh ndryshime në korpusin e ligjeve të reformës kryesisht të lobuar nga drejtuesit aktual të institucioneve që synojnë orekset e tyre për më shumë pushtet brenda sistemit.”, tha Xhafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: