Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po udhëton drejt Kinës ku do të pritet nga homologu i tij kinez. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtar, takimi pritet të përqendrohet në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si edhe në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve.

 Kina është blerësi kryesor i naftës që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke përbërë tranzitin e deri në 50% të importeve të naftës bruto të vendit, sipas Qendrës së Universitetit të Kolumbias për Politikat Globale të Energjisë.

Më herët Pekini, ka bërë thirrje për mirëmbajtjen e kalimit të sigurt të anijeve tregtare përmes rrugës ujore. Dje, sekretari i thesarit amerikan, Scott Bessent, i bëri thirrje Kinës që ta bindë Iranin të hapë ngushticën.

Ai tha se Kina po “financon sponsorin më të madh shtetëror të terrorizmit” duke blerë 90% të energjisë së Iranit. Ndërkohë Trump do të vizitojë Pekinin dhe do të takohet me Presidentin Kinez Xi Jinping javën e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb