“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar tashmë konfliktin ushtarak me Iranin”, kështu ritheksoi presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për mediat e huaja.

Megjithatë ai theksoi se ‘armiqësitë’ mund të vazhdojnë edhe dy apo tre javë,  duke theksuar se nuk kanë pse të nxitojnë dhe se SHBA kanë arritur shumicën e gjërave që donin. Ai përsëriti “vijën e kuqe” të Uashingtonit për uraniumin e pasuruar.

“Sidoqoftë, ne po fitojmë. Ose marrim marrëveshjen e duhur ose fitojmë shumë lehtë ushtarakisht”, tha ai duke shtuar: “Ne tashmë kemi fituar”.

Kur u pyet nëse armëpushimi kishte mbaruar pas sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nisjes së Operacionit Projekti Liria, ai refuzoi të përgjigjej. “ Nuk mund t’ju ​​them ”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb