Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n për përfshirje në “ekspansionizëm të rrezikshëm” duke krijuar “minialeanca” në rajonin Indo-Paqësor.

Ministri i Jashtëm rus tha se përpjekjet për të “zgjeruar zonën e përgjegjësisë së NATO-s në të gjithë hemisferën lindore nën sloganin shkatërrues të sigurisë” së pandarë të rajonit Euro-Atlantik dhe Indo-Paqësor” janë bërë një manifestim i ri i rrezikshëm i ekspansionizmit të bllokut.

Ai shtoi: “Për këtë qëllim, Uashingtoni po krijon mini-aleanca vartëse ushtarako-politike si AUKUS, samiti trepalësh SHBA-Japoni-Kore dhe Kuarteti Tokio-Seul-Canberra-Wellington, duke i shtyrë anëtarët e tyre në bashkëpunim praktik me NATO-n. Është e qartë se këto përpjekje synojnë Rusinë dhe Kinën, si dhe kolapsin e arkitekturës rajonale gjithëpërfshirëse të ASEAN-it dhe gjenerojnë rreziqe për një vatër të re tensioni gjeopolitik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: