Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Latifi vuante nga apendiciti, apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjendja e Latifit është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: