Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba do të vizitojë Kuvajtin sot, pas udhëtimit të tij në Irak.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko.

“Ministri u mirëprit nga kryeministri i Irakut Muhamed Al-Sudani. Ai zhvilloi bisedime me zëvendëskryeministrin, ministrin e Punëve të Jashtme Fuad Hussein. Vendi i ardhshëm që ministri do të vizitojë sot është Kuvajti”, ka shkruar Nikolenko.

Siç është raportuar, të hënën, më 17 prill, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba mbërriti në Irak për një vizitë. Kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm ukrainas në Irak që nga viti 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb