Ukraina ka nevojë për raketa tokë-ajër Patriot për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa balistike ruse , tha ministri i jashtëm i vendit në selinë e NATO-s.

“Unë nuk dua të prish festën,” tha Dmytro Kuleba pasi uroi anëtarët e NATO-s për 75-vjetorin e aleancës. Por mesazhi im kryesor sot do të jetë Patriotët”.

“Shpëtimi i jetëve të Ukrainës, shpëtimi i ekonomisë ukrainase , shpëtimi i qyteteve të Ukrainës varet nga disponueshmëria e Patriotëve dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Po flasim për Patriotët sepse është i vetmi sistem që mund të përgjojë raketat balistike.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb