PËRMET- Ministri i Mjedisit Lefter Koka inspektoi nga afër ditën e sotme investimin e Ministrisë së Mjedisit prej rreth 10 milionë lekësh të reja, në qytetin e Përmetit, në kuadër të Fushatës Kombëtare të Pyllëzimit, që çeli 1 ditë më parë në Ersekë.

I shoqëruar nga Kryetari i kësaj bashkie, Niko Shupuli, Ministri Koka inspektoi projektin e gjelbërimit të mjediseve publike të Përmetit dhe mbolli simbolikisht fidanin e parë të këtij projekti, që përfshin gjelbërimin e të gjitha akseve kryesore të qytetit, me 2 mijë fidanë dru shkurre dhe lule dekorative.

“Mirënjohje për Kryetarin e Bashkisë së Përmetit. Është modeli më i mirë i bashkëpunimit të pushtetit vendor me atë qendror. Në këto zona ka nisur një frymë e re. Bashkëpunimet tona me Bashkinë Përmet janë shumë dimensionale e në disa sektorë, ku vlejnë të theksohen ato në trajtimin e mbetjeve apo menaxhimin e pyjeve, 2 sektorë shumë te rëndësishëm për shëndetin qytetarëve. Në Përmet duhet të zhvillohet edhe më tej turizmi e t’i kthehet tradita këtij qytetit” , tha Koka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb