Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka ndarë mesazhin e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lidhur me reagimin ndaj Rusisë, e cila kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi.

Në reagimin e saj ministri i Jashtëm Ukrainas, thekson se vlerëson qëndrimin parimor të Shqipërisë, ndërsa nënvizon se sëbashku qëndrojnë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, publikon reagimin e Ministrit Hoxha me mesazhin:

“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: