Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli ditën e sotme në Komisionin e Arsimit për rritjen e pagave të mësuesëve, ndërsa tha se ata meritojnë më shumë edhe pas rritjes 32% gjatë mandatit të fundit.

Sipas saj në mandatin aktual planifikohet 40% rritje e pagave, ndërsa shtoi se për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies në shkolla duhen kryer ende vëzhgime nga institucionet.

“Mësuesit meritojnë më shumë, i rritëm pagat mandatin e kaluar pavarësisht tërmetit e pandemisë. Janë rritur 32%. Mandatin e ri jemi angazhuar për 40% rritje, vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje, deri në fund të mandatit minimumi i rritjes do jetë 40%. E përsëris, mësuesit meritojnë më shumë. Për të vlerësuar cilësinë në arsim duhet të bëjmë ende vëzhgime, megjithëse ka  shumë për të përmirësuar. Kurrikula jonë është e përshtatur, kur shkojnë jashtë nxënësit tanë dalin shumë mirë”, deklaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: