Murtaja e miut, ka bërë që një burg të mbyllet përkohësisht dhe të burgosurit që po shlyenin dënimin në atë institucion, të zhvendoseshin në një burg tjetër.

Më shumë se 400 të burgosur dhe 200 punonjës që punonin në burgun e Uellëst të Ri Jugor, do të strehohen për dy javët e ardhshme në burgje të tjera në vend. Sipas autoriteteve, minjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e burgut, duke dëmtuar thuajse plotësisht instalimet e brendshme.

Kjo situatë është sistematike në burgjet e Uellsit të Ri Jugor, ndërsa autoritetet, ende nuk kanë gjetur zgjidhjen e kësaj problematike.

Drejtuesit e burgut kanë thënë për mediat se riparimi i plotë i saj do të nevojitej për plot 4 muaj, por shtuan se rikonstruksioni do të vijojë me pjesë të ndara, derisa e gjithë vepra të përfundojë.

“Minjtë janë armiku ynë kryesorë. Ata dëmtojnë gjithçka, por veç minjve një problematikë janë edhe merimangat. Për të mirën e të gjithëve kemi vendosur të evakuojmë të burgosurit që ndodheshin në këtë institucion, në burgje të tjera ë endit”, u shpreh Peer Severin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb