Drejtuesit e Milan janë në kontakt të vazhdueshëm me Mino Raiola, agjenti i cili ka në menaxhim tre titullarë shumë të rëndësishëm për kuqezinjtë, Zltan Ibrahimovic, Gigio Donnarumma dhe Alessio Romagnolli. Të tre kanë shprehur dëshirën e tyre për të vijuar karrierën me “djallin” por firmat mbi kontratën e re ende nuk kanë ardhur. Gazidis, Maldini e Massara nuk duken të shqetësuar, të paktën deri më tani, por tashmë ka ardhur momente ti japin një zgjidhje, pasi sulmuesi dhe portieri janë në skandencë të kontratës, ndërsa mbrojtësit i përfundon në 2022. Tema më delikate mbetet ajo e Donnarumma, fakti që në fund të sezonit rrezikojnë ta humbasin me parametra zero i detyron të gjejnë një zgjidhe të shpejtë, oferta e fundit është një rritje të pagës nga 6 mln euro në sezon në 8 mln, por më parë portieri kërkon garanci, sezonin e ardhshëm dëshiron të luaj në Champions League.

Donnarumma
Donnarumma

Në të njëjtën kohë Maldini duhet të mendojë edhe për Romagnolli, kapiteni nuk po kalon një formë të mirë, por nëse nuk dëshirojnë të vijnë në këtë pikë si me Donnarumma, i duhet ti ofrojnë një rinovim të kontratës, në fund të sezonit duhet të vendosin, ta shesin ose ti ofrojnë një kontratë të re. Në fund është tema Ibra. Në këtë rast, është vetë sulmuesi që vendos, dëshira e tij është të qëndrojë por përtej dëshirës duhet firma mbi kontratë, nëse Milan arrin që të kap Champions League atëherë gjërat do të bëhen më të lehta për të gjithë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb