PRISHTINE- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Kosovapress, Ambasadori deklaron se jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.

“Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik nuk na ndalon kurrkush për ta bërë. Se ne kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat evropiane. Ne nuk flasim për klandestinitet bashkëpunimi por ne bëjmë fare hapur. Ne do të bashkojmë doganat, ne do të bashkojmë tarifat të ndryshme akcizat dhe me radhë për t’u zhvilluar për të ecur përpara. Kjo është ajo kryesorja thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, do të thotë nuk na pengon kush për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Ai nxjerr problemin në intervistë që Kosovës duhet t’i jepen të drejtat që janë mohuar siç është ajo e lëvizjes së lirë, siç e kanë të gjitha vendet tjera. “Pastaj se a frikësohet Serbia, a gëzohet Serbia, a reagon Serbia pak problem ka, Serbia bënë politikën e vet, ne bëjmë politikën tonë, Serbia është e bindur në vetvete që nuk ka kthim prapa, Kosova është një shtet sovran i pavarur me njohje të gjerë ndërkombëtare… Jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fushën e tregtisë, në fushën e prodhimit, në fushën e arsimit, në fushën e gjuhës historisë tjerë me radhë”, ka thënë Minxhozi.

Mixhozi po ashtu ka thënë se tani po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale.

“Ne po këmbëngulim fortë në ato tavolina, në ato tryeza ku është edhe Shqipëria të jetë edhe Kosova, në nismat rajonale e me radhë. Tani ka filluar procesi i Berlinit, të keni parasysh që nën drejtimin e kancelares Merkel po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale ku edhe Kosova të jetë e njëjta përfituese si gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Mixhozi.

Ai ka shtuar se Shqipëria po lobon për njohjen e Kosovës.

“Jemi një komb kemi një gjuhë, kemi të njëjta tradita, zakonet e tjera me radhë dhe është krejt natyrshëm që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen.Ju po e kuptoni tashti që zoti Rama po fletë që Kosova duhet të njihet botërisht, ka thënë në Beograd që Kosova është e pavarur dhe pavarësinë e Kosovës, Shqipëria po e lobon me forcë, ashtu si shteti kosovare që ta njohin të gjithë, jo një herë po në disa raste e përmenda edhe më parë kryeministri Rama, ministri Bushati kanë folur për këtë çështje në forume të ndryshëm që janë bërë”, ka thënë Minxhozi.

Po ashtu , Minxhozi ka thënë se po bëjnë ç‘është e mundur për të ndihmuar ose për të ndikuar në faktorizimin e Kosovës në të gjitha proceset që janë dhe jo për ndonjë gjë por që Kosova e meriton sepse duhet të ketë të drejtat e plota të patjetërsueshme si një shtet i lirë i pavarur dhe sovran.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: