Shqipëria ka hedhur pas shpinë humbjen ndaj Kilit dhe tashmë të hënën do të sfidojë Suedinë, në ndeshjen miqësore që do luhet në “Friends Arena”, me fillim nga ora 19.00. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Stokholm, në prag të këtij takimi.

Trajneri i kombëtares, Sylvinho ka mundësinë të provojë përsëri elementë të ri, të cilët mund të jenë të nevojshëm në Europianin e verës. Gjithsesi, përtej të gjithave, Shqipërina synon të reagojë, pas disfatës me Kilin, e cila la shije të hidhur tek tifozët. Sa i takon ndeshjes me suedezët, statistikat nuk flasin në favorin tonë, pasi në 5 përballjet e fundit direkte, jemi mposhtur në 3 prej tyre, sakaq numërojmë 1 fitore dhe 1 barazim.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: