TIRANE

“Shqiptarët për Shqiptarët” emisioni që transmetohet në “News24” prej kohësh, përcjell shpresë për njerëzit në nevojë dhe si i tillë është bërë një pikë referimi. Ndjeshmëria, bamirësia, mbështetja dhe altruizmi që sjell ky emision është marrë si shembull edhe nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”.

Kryeparlamentari theksoi nevojën e mbështetjes së legjislativit dhe ekzekutivit ndaj fëmijëve në nevojë. Ruci iu bëri thirrje të gjithëve të jenë shumë të kujdesshëm ndaj problemeve me të cilat përballen fëmijët në kohën e zhvillimeve teknologjike.

Kreu i Kuvendit vlerësoi rëndësinë e miratimit në Kuvend të një rezolute ku të evidentohen problematikat me të cilat përballen të miturit në Shqipëri dhe detyrat që iu dalin institucioneve shtetrore në raport me mirërritjen dhe trajtimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb