Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sërish në Komisionin e Sigurisë në Kuvend për ligjin për Policinë e Shtetit për mbikqyrje ambientale.

Sipas Lleshajt, pikërisht një përgjim ambiental mund ta kërkojë vetëm një komisar kur i drejtohen me kërkesë Prokurorisë.

Ai thekson se ligji nuk ka të bëjë fare me përgjim nga Policia dhe është rregulluar në ekstremin e mundshëm për të mos pasur asnjë problem në këtë drejtim.

Në fund Komisioni i Ligjeve vendosi të miratojë ndryshimet në ligj me 13 vota pro dhe 1 kundër.

”Ligji aktualisht sot, flet për përgjim ambiental, dhe i jep atribut komisarëve, t’i drejtohen Prokurorisë me kërkesë përgjimi ambiental. Kjo është arsyeja se pse vijmë më propozimin e ri. Ndryshim tërësor. S’flet fare për përgjim. Është rregulluar në ekstremin e mundshëm.

Nuk shoh asnjë problem në këtë drejtim.

Profesionalizmi brenda Policisë së Shtetit të transmetohet, a mund të keqpërdoret. Unë them se merregullim do të shohim detajet e procesit. Mund të vendosim në kushte fantazie çfarë mund të shkojë keq. Nuk na rezulton ndonjë gjë e tillë.”- tha Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb