Gjatë seancës sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar një sërë aktesh.

Është miratuar me 95 vota pro, Akti Normativ, që i hap rrugë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, për negocimin me shtetet prodhuese të vaksinave kundër COVID-19.

Po ashtu, në vazhdën e kësaj, është miratuar me po aq vota, edhe Akti Normativ për marrjen e vaksinave ruse e Kineze.

Sakaq, janë votuar 10 ligjet për ndryshimet në Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë me 94 vota pro është miratuar procedura e veçantë për negocimin me Bechtel, për ndërtimin e Skavicës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb