Parlamenti ka miratuar me shumicë votash paketën aq shumë të kundërshtuar “Antishpifje”.

82 deputetë kanë dhënë votën pro këtij ligji dhe vetëm 13 kanë votuar kundër, ndërsa 5 kanë abstenuar. Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

“Vendimet e bordit të AMA-s animohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë”, propozoi Balla. Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe ligjin për investimet strategjike, me 88 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “Balkanweb” se nga deputetët socialist, Ditmir Bushati ka abstenuar.

Ndërsa ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua me 97 vote pro dhe vetëm tre kundër. Ligji parashikon pagesa 3 për qind për dhurimin e një banese brenda pjesëtarëve të familjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb