Pas ceremonisë së mbajtur në qytetin ‘Studenti’ në nder të Ditës së Rinisë, president i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shkruan se tashmë është koha për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Meta ka kujtuar të rinjtë dhe të rejat të cilët tre dekada më parë shpërthyen me thirrjet e fuqishme, ‘Liri , Demokraci’, ndërsa ka shprehur mirënjohje për Liderin të Dhjetorit ’90 Azem Hajdari.

Statusi

“Në Ditën e bekuar të Rinisë, u riktheva sot në Qytetin Studenti, për të nderuar të gjithë rinjtë dhe të rejat, që të mbledhur tre dekada më parë në këtë shesh të demokracisë, shpërthyen me trimëri, guxim dhe kurajë me thirrjet e fuqishme: “Liri, Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. U përula me respekt dhe mirënjohjen më të madhe para kujtimit të Liderit të Dhjetorit ’90 Azem Hajdari, vepra e të cilit dhe e të gjithë studentëve që kurrë nuk i tradhtuan idealet e Lirisë, Demokracisë dhe Pluralizmit Politik, frymëzon në çdo periudhë! Tani është koha për një thirrje tjetër: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”.LIRI, DEMOKRACI! JO MË VONË, POR TANI!

 

264122031 448942093267698 8506139910208820624 N

264323264 448942049934369 6813013488745730495 N

265449031 448941986601042 290577271028350352 N

265655860 448942153267692 8361992872969783364 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb