Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr mish viçi
1 qepë e madhe
1 thelpi hudhër
1 spec jeshil
3 kokrra domate
600 – 700 gr bamje
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht pastrojmë bamjet nga bishtat, i vendosim në një tepsi, i spërkasim me 2 lugë vaj ulliri dhe pak kripë dhe i vendosim në furrë për rreth 20 minuta derisa ato të ulin volumin e tyre. Ndërkohë vendosim në tenxhere 2 lugë vaj ulliri, skuqim pak mishin dhe shtojmë qepën, hudhrën dhe i kaurdisim së bashku derisa qepa të tretet, shtojmë më pas specin të prerë në shirita 2-3 cm dhe i trazojmë së bashku. Domateve i kemi larguar lëkurën dhe më pas i kemi prerë në kubikë, i shtojmë në tenxhere dhe i lemë të ziejnë së bashku me përbërësit e tjerë në temperaturë mesatare për 20 minuta derisa mishi të shpohet lehtë me pirun. Më pas shtojmë bamjet në tenxhere dhe i lemë të ziejnë në temperaturë të ulët për 20 minuta ose mishin së bashku me lëngun e shtojmë në tavën ku kemi pjekur bamjet, i trazojmë me kujdes, i mbulojmë më pas me letër alumini dhe i vendosim në furrë për 20-25 minuta. Nëse shikoni se lëngu shteron mund të shtoni 1 filxhan kafeje ujë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb