Shqipëria u rendit e pesta në Junior Eurovision, të organizuar në Bullgari. Me tekst të Pandi Laços dhe muzikë të Adrian Hilës, Mishel Rapo ka dhënë një performancë të shkëlqyer me këngën e saj “Dambaje” në Eurovizion për të rinj, duke u renditur në vendin e pestë me 93 pikë, nga 17 vende sa ishin në këtë garë.

Pas kësaj arritje, Rama ka uruar këngëtaren.
“Urime Mishelës për performancën e bukur që e renditi Shqipërinë në 5 vendet e para në Junior Eurovision Song Contest 2015!” shkruan Rama.
Fitues i edicionit të 13-të është shpallur Malta, që ka lënë prapa Armeninë, Slloveninë e Bjellorusinë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: