Shqipëria nis fushatën kualifikuese të Euro 2024 nga Polonia, ndeshje kjo që fillon nga ora 20.45.  Ndihmësi i trajnerit Silvinjo, Hamdi Salihi dha mendimin e tij para sfidës, në një intervistë për Supersport.

“Gjasula ka një avantazh krahasuar me mesfushorët e tjerë: shtatlartësinë. Është i mirë edhe në nxjerrjen e topit nga pas. Trajneri kërkon të luajmë topin nga mbrapa, Gjasula mund të nan ndihmojë në këtë pjesë.

Uzuni dhe Asani? Ishalla bëjnë mirë atë që bëjnë më mirë, fazën sulmuese. Por kanë edhe detyrat mbrojtëse.

Mesfusha? Do mundohemi të luajmë me dy 8-sha (Ramadani, Asllani) dhe Gjasulën nga pas. Por shumë do të varet edhe nga vendosja e Polonisë, sidomos pozicioni i Zielinskit.

Pak a shumë tre mesfushorët luajnë përpara mbrojtjes, por trajneri ka marrë mesazh që ata mund të luajnë edhe si 8-sha, mund të ngacmojnë pak më tepër lart. Kemi edhe mesfushorë të tjerë, por kjo treshe ka bindur më shumë trajnerin.

 

Goditjet standarte? Kemi pasur 3 seanca për goditjet standarde. Polonia e ka pikë të fortë këtë gjë. Kemi marrë masa, por është edhe interpretimi në fushë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb