Nëntëdhjetë e shtatë minuta dhe një asistim për Lautaro kundër Fiorentinës: ky ka qenë sezoni i Juan Cuadrado deri më tani me Inter. Paraqitja e tij e fundit me Interin (35 minuta) daton në 7 tetor kundër Bolonjës, kur ai u dwmtua.

Më shumë dhimbje, asgjë për të bërë dhe kthimi u shty gradualisht. Për momentin është e vështirë të bësh parashikime, duke e parë në mesin e skuadrës për ndeshjen e 26 nëntorit në Allianz Stadium kundër Juventusit, në çdo rast, duket e vështirë.

Përtej rrethanës sugjestive të një rikthimi në Torino me fanellën zikaltwr, rikthimi i Cuadrado sigurisht që do të ishte i dobishëm për Inzaghin në një moment delikat dhe të ngjeshur të sezonit.

Edhe pse pak i përdorur, në paraqitjet e tij sporadike, kolumbiani ishte në gjendje të bëhej i dobishëm, jo ​​vetëm duke lejuar Dumfries të merrte frymë, por mbi të gjitha duke sugjeruar variacione interesante tekniko-taktike në konturin e lojës së Interit.

Problemi është se deri më tani kontributi ka qenë minimal, duke e detyruar Darmian të rwndohet në rolin e qendërmbrojtësit të tretë dhe anësorit duke alternuar me Dumfries. Mundësia e operacionit u hodh pohtw në shtator sepse u konsiderua e panevojshme, prandaj terapia duket e zgjatur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb