Avokati Besnik Berisha ka zbuluar një pistë që po hetohet për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona në një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Sipas Berishës, pretendohet se dikush ka fajësuar shoferin në lidhje me një vetëvrasje të një vajze.
Ai ka thënë se kjo është një prej pistave që po hetohet, pra “hakmarrje si rezultat i humbjes së jetës së një të reje.”. Por, Berisha ka shtuar se në këtë pistë nuk ka diçka konkrete ende dhe se paralelisht me të po hetohet edhe një pistë tjetër.

“Pretendohet se ka pas një vetëvrasje të një të reje që fajësohej shoferi, dmth nga dikush është fajësuar. Unë nuk po them që organet e kanë fajësua, por nga dikush fajësohej, po emrin nuk mund ta them. Fajësohej për atë akt, për atë humbje jete dhe thuhet se, së paku pista që hetohet, se dyshohet se ka pas një periudhe “grace period”, që pas një viti nga momenti tragjik t’i mbushë një vjet, unë do të merrem vesh me atë person ndryshe. Dhe kjo është një nga pistat e cila po hetohet, pra hakmarrje si rezultat i humbjes së një jete të një të reje. Por, që ta analizoj këtu, edhe në këtë pistë që po punohet paralelisht me një version tjetër, nuk ka diçka konkrete, ka akoma thashetheme”, ka thënë Berisha në Klan Kosova.

Të premten e 26 nëntorit, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar me kallash. Nga ky sulm janë vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, derisa i plagosur ka mbetur një nxënës tjetër. Deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast. Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që ofron informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e autorit/ve të këtij akti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: