Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar ashpër reformën e ndarjes territoriale, duke kërkuar rishikimin e saj, veçanërisht në qarkun e Fierit.
Sipas tij, reforma ka dështuar të përmbushë qëllimin për afrimin e shërbimeve me qytetarin, ndërsa ka sjellë rritje shpenzimesh, shtim të punësimeve politike dhe centralizim të shërbimeve.
Korreshi e cilëson reformën të deformuar nga interesa elektorale dhe kërkon, të mos ofrohen më dokrra, por zgjidhje reale për qytetarët.
Reagimi i plotë:
GENJEN!!!
Kjo nuk eshte aspak e vertet!!
Edhe pse i sollen patronazhistet me detyra te parapergatitura se çfare duhet te flisnin zeri qytetar ishte krejt i kundert.
Rishikim i ndarjes territoriale ne Fier si domosdoshmeri!
Kjo ndarje eshte vetem per qellime elektorale.
Ate per çfare u ngrit reforma territoriale ne dukje ka rene pasi shpenzimet jane shtuar, punesim patronazhistet jane shtuar perkunder asaj qe premtoj kjo reforme dhe me e fundit sherbimet jane me larg qytetarit dhe jane centralizuar perkunder asaj qe ofronin Komunat me pare.
Qe nuk doni Reforme kjo eshte e qarte por NA KURSENI DOKRRAT te pakten!
