Ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë kanë përfunduar misionin e tyre një mujor në Itali, ku ndihmuan në spitale për të luftuar koronavirusin.

Siç raportojnë mediet italiane, ekipi shqiptar ka festuar mbylljen e misionit me birra dhe muzikë në hotel.

“Kjo ka shtyrë pronarin e hotelit në Breshia, ku ishte vendosur kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që të njoftojë policinë”, shkruan “blitz”.

Për këtë arsye, vijon më tej shkrimi, grupi i mjekëve shqiptarë, që duhet të ktheheshin sot në Tiranë, pas një muaji ndihmë në urgjencat e COVID në Breshia, janë gjobitur nga policia deri në 500 euro.

Ndërkohë, dhjetëra anëtarë të ekipit shqiptar janë ankuar te zyrtarët e lartë të Breshias, të befasuar që nuk mund të festonin në fund të misionit të tyre humanitar.

“Ne duhet të sqarojmë çfarë ndodhi mbrëmjë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet”, ka thënë zyrtari i Komunës së Breshias, në përgjigje të tyre, duke vijuar më tej se “Nuk do të komentoj meritat e policisë për ndërhyrje, pasi këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një gjobë prej 500 eurosh. Ne duam të kuptojmë çfarë ndodhi në hotel mbrëmje dhe nëse ka përgjegjësi të atyre që kanë kryer operacionin, ndaj dhe do të kërkojmë që çështja të diskutohet në Parlament”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb