Pedagogu i Mjekësisë Gent Stroni nga protesta e pedagogëve e zhvilluar pranë Universitetit Politeknik ka thënë s ekolegëve të tij u është bërë presion për të mos marrë pjesë në protestë.

Stroni karahasoi rrogën që marrin pedagogët me atë që merr një “punonjës lavazhi i rëndomtë”, ndërsa bëri thirrje pEr rritjen e rrogave në çdo sektor.

“Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, po kërkojmë minimumin jetik. Krahasoheni me këdo punonjës në sektorin privat dhe bëni ndryshimin me një pedagog që ka të njëjtën pagesë me një që lan makinat në lavazhdin më të rëndomtë. Duhet të ngrihen të gjitha rrogat, edhe pensionet. Mos ahrroni që është bërë presion pedagogëve dhe shumë madje. E vërteta është që të gjithë janë me zemër në këtë miting. Të gjithë janë këtu që kur kanë firmosurt për peticionin”, u shpreh Stroni.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb