Mjeku i njohur Blenard Nonaj, ka nderuar përmes një postimi në rrjete sociale, 26 bluzat e bardha që nuk e fituan betejën me Covid-19.

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga viti i ri, ai shkruan se se i kujton me dhimbje dhe respekt kolegët që humbën jetën në detyrë, në shërbim të qytetarëve dhe se do të na mungojnë përgjithmonë.

“Teksa 3 ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti të vështirë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt 26 mjekët dhe infermierët, të cilët nuk e fituan dot betejën me Covid-19. Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve.
Ndërsa 2021 pritet të jetë viti i triumfit mbi pandeminë, ata do të na mungojnë sot, nesër, përgjithmonë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb