Sipërmarrësi Eglent Bici, në një intervistë në rubrikën Opionin në News24, foli për eventin Mjeshtëro biznesin, që do mbahet nga data 12-14 prill dhe moderohet nga biznesmeni Vasil Naçi.

Bici thekson se eventi “Mjeshtëro biznesin” mbart shumë këshilla. Ai shton se bizneset në vendin tonë duhet të jenë më konkurruese në tregun global.

“Mjeshtëro biznesin është një event që ka më shumë se këshilla. Ne jemi pjesë e një tregi global tashmë dhe duhet të mendojmë për këtë. Duhet të mendojmë globalisht për biznesin që kemi, të jemi konkurrues në tregun global. Produktet dhe shërbimet duhet t’i shesim në mbarë botën. Ti duhet të mendosh si të bësh më mirë biznesnin tënd. Biznesi nuk është një fushë me lule. Kur bën biznes, do i përkushtohesh shumë kohë, sidomos në fillim. Por, kur biznesi “merr jetë”, kur ngre strukturat dhe njerëzit, më pas mund të kesh më shumë kohë.

Të gjitha paratë që gjenerohen si të ardhura nga projekti shkojnë për bamirësi. Në event mund të jenë 700 persona, ka ende disa bileta. Mund të shkosh edhe tek zyrat e Agna Group për biletat, por janë dhe online. Biletat i gjeni në Mjeshtërobiznesin.com. E mira e kësaj është se pjesëmarrësit janë po ashtu njerëz që duan të bëjnë biznes dhe në të ardhmen mund të bashkëpunosh me ta”, deklaroi Bici.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb