SARANDE- Një automjet në Sarandë është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se është djegur makina ‘Benz’ me targa SR8100B, e cila ishte parkuar në rrugë, në pronësi të Gjergji Shkokota, lindur në Durrës dhe banues në Sarandë.

Të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që mund të jetë një zjarrëvënie e qëllimshme, por nuk përjashtohet edhe mundësua se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës pasi pohuan se dëgjuan shpërthime të njëpasnjëshme.

Sakaq, policia po heton në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur pronari i mjetit, i cili punon shofer në një biznes peshku në Sarandë. Ndërkaq, vijojnë hetimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: