Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka sqaruar se përse partia e drejtuar nga ai, ka iniciuar mocion mos-besimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Nuk dëshirojmë të jemi bashkëpërgjegjës në prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Mustafa. Ai iu referua kërkesave të Uashingtonit që Kosova të heqë tarifën plotësisht dhe pa kushte ndaj Serbisë.

“Nuk shohim më arsye të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Mustafa në një konferencë për mediat, pas një takimi të jashtëzakonshëm të LDK-së. “Nuk shohim interes që VV, me qëndrimin ndaj aleatëve që ka dëshmuar, të prijë vendin”, ka thënë ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb