TIRANË – Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar para fillimit të seancës parlamentare. Mbledhja, e drejtuar nga Basha, u zhvillua me dyer të mbyllura. Burime të “News 24” thanë se pritej që PD-ja të kërkojë të fusë në rendin e ditës kërkesën për shkarkimin e Metës. Realisht, me fillimin e seancës plenare, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka kërkoi që kryetari i Kuvendit të jepte dorëheqjen dhe t’i dorëzohej drejtësisë pas akuzave për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, Doshi e Fufi.

Qëndrimi i PD-së erdhi pas akuzave të forta për vrasje politike, ngritur nga një deputet i mazhorancës ndaj Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës. Dje, PD-ja kërkoi dorëheqjen e Metës dhe, në kushtet kur ai nuk e paraqiti dorëheqjen, nënshkroi një mocion mosbesimi ndaj tij, i pari ky ndaj mazhorancës. Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurrës, kryeparlamentari e ka firmosur mocionin e PD-së për shkarkimin e tij.

Në mbledhjen e grupit të PD-së nuk ishte i pranishëm deputeti Mhill Fufi, i përfshirë në ngjarjet e fundit politike të lidhura me akuzat e deputetit Tom Doshi. Atu ndodheshin deputetët e dy partive aleate të opozitës, Partisë Republikane dhe asaj Demokristiane,

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: