Kate Upton i ka dhënë fund beqarisë. Supermodelja e famshme është martuar me yllin e bejsbollit Justin Verlande, në një ceremoni romantike në Toskana, Itali. Bukuroshja 25 vjecare dukej e mrekullueshme me fustanin e nusërisë.

Sigurisht edhe Justin Verlande vlen të komentohet, pasi ai dukej shumë ‘shik’ me kostumin e zi duke krijuar kështu pamjen e një çifti shumë të bukur.

Modelja Kate Upton është e famshme për format e saj mjaft të komentuar dhe për imazhin e saj në kopertinën e revistës “The Sports Illustrated Swimsuit cover”, ku ajo shfaqet me rroba banje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: