TIRANE

Në një lidhje ‘live’ ditën e sotme me ‘Wake up’ ishte modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku. Gjatë intervistës Heidi ka dashur ta vërë theksin te karriera e saj.

Ajo foli gjatë për modelingun dhe për pasionin e saj të fëmijërisë, kinematografinë, të cilën tashmë e ka si qëllim kryesor. Ndërsa e pyetur për miqësitë e saj me vajzat e showbiz-it shqiptar, Heidi u shpreh se Armina Mevlani është ndër mikeshat e vetme shqiptare, duke u shprehur se është shumë e pastër në shpirt dhe se ajo e do shumë.

“Ajo që unë shoh tek një njeri është nëse e ka shpirtin e pastër dhe kjo për mua është primare”, tha modelja. Gjithashtu Heidi foli edhe për një foto të saj me Selena Gomez, duke treguar se është një fanse e madhe e këngëtares me famë botërore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb