Mosha është vetëm numër për të. Po flasim për Luka Modric, mesfushorin 38-vjeçar të Real Madrid, të cilin e shikojmë të vrapojë në fushë me mjaft energji si në vitet e arta. Kroati ka folur për çështjen e rinovimit, me kontratën me Los Blancos që përfundon në qershor.

“Nuk kam folur për rinovimin tim me klubin, njësoj si vitin e kaluar në këtë periudhë. Jam i qetë, por pyetja rreth rinovimit më mërzit.Sepse më duhet të përsëris gjithmonë të njëjta gjëra. Unë ndihem shumë mirë te Reali, dua të vazhdoj të luaj këtu. Sa i përket kontratës së re, unë duhet ta meritoj atë. Do të flas edhe me drejtuesit. Por dua ta meritoj rinovimin, nuk dua të ma dhurojnë”, deklaroi Luka Modric.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: