BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për përpjekjet e Evropës për të frenuar rrjedhën e refugjatëve, të cilët duan të arrijnë kontinentin evropian duke kaluar Detin Mesdhe.

“Ne duhet të llogarisim në mbështetjen tuaj për të shpëtuar jetë”, ka thënë Mogherini. Ajo ka paraqitur propozimet e miratuara nga BE-ja në muajin prill, të cilat përfshijnë “përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për të kapur dhe shkatërruar anijet kontrabanduese”.

BE-ja duhet të kërkojë miratimin e OKB-së për çdo operacion ushtarak për të kapur anijet kontrabanduese në ujërat territoriale të Libisë. Libia, vend ku operojnë shumë kontrabandues, ka hedhur poshtë propozimet e BE-së.

OKB llogarit se mbi 60,000 persona kanë bërë përpjekje të kalojnë Mesdheun këtë vit, ndërsa mbi 1,800 dyshohet se kanë vdekur.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: