Një tërmet i fuqishëm ka goditur së fundi Filipinet. Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e të dielës, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS. Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti në fjalë, që fillimisht u tha se ishte me magnitudë 6.9.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet e tmerrit nga tërmeti i fuqishëm në një pishinë. Siç mund ta shihni, lëkundja është aq e fuqishme, sa uji del nga pishina si dallgë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb